asamblejaPas fjalimit të kryeministrit Edi Rama, delegacioni i Serbisë reagoi kundër thirrjes së tij për të njohur pavarësinë e Kosovës.

Delegacioni shqiptar në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë në OKB i është kundërpërgjigjur Serbisë, pas fjalimit zyrtar të kryeministrit Edi Rama.
Diplomatët serbë u nervozuan nga thirrja në fjalim për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe morën fjalën mbas fjalimit të kryeministrit Rama. Deklarata e tyre mori pastaj përgjigje nga Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.

loading...

“Kosova është një shtet i pavarur, i njohur nga 110 vende”, tha ndër të tjera ambasadori shqiptar duke vënë në dukje se Kosova nuk ishte më një temë tabu siç po përpiqej ta trajtonte delegacioni serb. “Është anëtare dhe pjesëmarrëse aktive e të gjitha nismave rajonale në Europën JugLindore, pjesë e procesit të Bashkimit Europian për Asocijim dhe Stabilizim ashtu si çdo vend tjetër në rajon”.
Ferit Hoxha – Albania – hAi argumentoi se Kosova ka çimentuar shumë shpejt një “identitetin e saj gjopolitik mbarëbotëror dhe ka qenë një kontribuese e lavdëruar i paqes, qendrueshmërisë dhe bashkëpunimit në rajon”.
Deklarata serbe ishte edhe më absurde sepse siç vuri në dukje ambasadori Hoxha, Kosova dhe Serbia tashmë janë përfshirë në një dialog të suksesshëm që ka sjellë një seri zgjidhjesh praktike për të përmirësuar jetën e njerëzve në të dy vendet.
“…me pavarësinë e Kosovës, rajoni ynë mbylli njëherë e përgjithmonë kapitullin më të hidhur në historinë e tij modern”, tha ambasadori.
Duke përshkruar situatën e krijuar në rajon pas pavarësisë së vitit 2008, ai citoi kryeministrin Rama që kishte thënë në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme se: “…pas qindra vitesh konfrontimi dhe konfliktesh të ngrira e të ndezura në Ballkan, armët nuk kishin më në shënjestër dritaren e fqinjit. Pas një shekulli të damkosur nga konflikti, më në fund ka aguar paqja”.
Ambasadori Hoxha tha se kjo është ajo çfarë soli në rajonin tonë pavarësia e Kosovës.
“Ne e mbështesim tërësisht këtë klimë, kemi kontribuar te ajo me përkushtim dhe këmbëngulje dhe do të vazhdojmë të bëjmë çdo gjë që është e mundur që ajo të mbizotërojë e të zhvillohet më tej”.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid