shqiperiaFederata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi miqësoren me Austrinë në muajin Mars. Ndeshja ndërmjet dy finalisteve të Euro 2016 do të luhet në stadiumin Ernst Happel të Vjenës, në datën 26.

Federatat e dy vendeve i mbyllën me suskes negociatat ditë më parë, ndërsa bashkarisht vendosën që zyrtarizimi për ndeshjen të jepej në sinkron paraditen e së mërkurës.

Sfida përballë ekipit që në evenimentin në Francë ndodhet në Grupin F, me rivalë si Portugalia, Hungaria dhe Islanda, do të luhet në kryeqytetin austriak në orën 17:30. Testi cilësohet tejet i rëndësishëm për kuqezinjtë, për të përballuar me sukses sfidat në Grupin A të Kampionatit Europian. Austria është një skuadër me karakteristika të përafërta me Zvicrën, për nga stili i lojës por edhe për kualitetin e madh që zotëron.

Loading...

Ylli i ekipit është David Alaba i Bayern Munchen, që me Kombëtaren luan si mesfushor, ndërsa sulmuesi më i rëndësishëm është veterani i Baselit, Marc Janko. Austria nuk është zgjedhur rastësisht. Si një kundërshtar që strategjinë e lojës e bazon te lëvizja e vazhdueshme në fushë dhe presingu shumë i lartë, ata janë kundërshtari ideal për të kuptuar se çfarë i nevojitet Shqipërisë përballë një favoriti si Zvicra.

Përfaqësuesja austriake i mbylli kualifikueset në vendin e parë të Grupit G, me 28 pikë, duke lënë pas Rusinë e Suedinë, ku koleksionoi një barazim dhe 9 fitore radhazi. Kjo do të jetë përballja e shtatë historike e Shqipërisë me Austrinë. Në gjashtë ndeshjet e mëparshme, të luajtura të gjitha në vitet ’80, kuqezinjtë kanë dalë gjithmonë të humbur nga fusha, ku kanë pësuar 13 gola në total, duke shënuar vetëm një herë.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid