prostitutaShqiptarët kontrollojnë një pjesë të mirë të prostitucionit në Itali. Emisioni i Italia 1, “Le Iene” ka bërë një investigim në Pavia dhe Siziano në Milano, ku shqiptarët janë drejtuesit e këtij “biznesi” fitimprurës.

“Kam dalë në rrugët e Milanos, dhe në këto rrugë provinciale, çdo ditë shoh me dhjetëra vajza shqiptare që prostituojnë. Çdo 100 metra sheh një prostitutë, të cilat të japin përshtypjen se dikush i detyron të dalin në rrugë, por nuk është ashtu siç duket”, shprehet gazetari, Luigi Pelazza.

Gazetari duke u shtirur si një klient, zbulon se për të kaluar një orë me prostitutën në një nga motelet e zonës, kushton 80 euro.

Ai bisedon me një vajzë shqiptare e cila punon si prostitutë për të mësuar më shumë.

Vajza zhvishet sapo mbërrijnë në motel, ndërkohë që gazetari i thotë që të bisedojnë.

Gazetari: Sa fiton në muaj mesatarisht’?

Vajza: 10000

Gazetari: Ku i çon kaq shumë para?

Vajza: I dërgoj në Shqipëri, ndërsa një pjesë ja dorëzoj tutorit

Shqiptarja që punon si prostitutë tregon gjithashtu se i duhet të paguajë 1 mijë euro në muaj për vendin në rrugë.

Vajza paguan ‘qira’ për zonën ku ushtron profesionin dhe këtë pagesë ia kryen po një shqiptari.

Zbulimi i radhës çoi në faktin se ky zinxhir drejtohej vetëm nga shqiptarë.

Loading...

Vajza u shpreh se askush nuk mund t’ia zinte vendin tutorit të saj, dhe se në qoftë se dikush do të synonte të afrohej, atëherë “Bam Bam’… do të vritej.
Madje, ajo zbuloi dhe se konkretisht dy persona ishin vrarë në luftë për territor.
Gazetari rrugës ka vëzhguar mbi 20 vajza shqiptare që prostituonin, pra me një llogari të thjeshtë, tutori i tyre merr mbi 20 000 euro në muaj.

“Le Iene” për të zbuluar më shumë dërgon një gazetar shqiptar në këto rrugë ku dalin të prostituojnë vajza shqiptare.

Ndërsa ai takon një nga vajzat në rrugë, papritur shfaqet tutori, i cili mendonte se gazetari ishte një konkurrent i mundshëm i tij.

Dialogu mes tyre u zhvillua në shqip, ku nuk munguan të sharat dhe kërcënimet.

Tutori: Ca **** kërkon këtu mor djalë? Po të interesojnë gocat tona ty? Nuk du me t’pa ktu mor djalë, a po kupton? Me ik!! A jena kuptu a jo tashi?

Pas kësaj, emisioni “Le Iene” dërgon një vajze shqiptare në atë zonë, që shtiret si prostitutë.

Të kërcënuara nga konkurrenca, një nga prostitutat i afrohet duke i kërkuar të largohet.

Prostituta: Do të të kap prej flokësh! Zhduku që këtu!

Prostituta sulmon edhe gazetarin shqiptar që shoqëronte vajzën e shtirur si prostitutë. Këtë herë prostituta flet në shqip.

Prostituta: Zhduku dhe ti dhe ajo, bashkë. Çoje ku të duash, mua s’më intereson.

Vajza mbante një bastun në dorë dhe i kërcënonte duke goditur makinën e tyre.

Gjakrat u nxehen akoma kur u shfaq dhe një prostitute tjetër shqiptare.

Pasi situata rrezikonte të përshkallëzohej, ndërhyn stafi i emisionit “Le Iene” që po ndiqte të gjithë situatën fshehur në një furgon aty afër.

Gjithashtu ndërhynë dhe karabinierët që bënë shoqërimin e dy vajzave shqiptare.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid