shtatzeneTë jesh 9 muajshe shtatzënë nuk është e lehtë. Ju jeni duke sjellë në jetë një fëmijë dhe aq kënaqësi sa ndjeni aq dhe 9 muaj të vështirë janë.

Një ndër proceset e përditshmërisë suaj që vështirësohet është dhe gjumi. Si duhet të flini dhe kush është pozicioni më i rehatshëm për femrat shtatzënë? -Në stadet e para të shtatzënisë, ju mund të flini si të dëshironi, por kur arrini në tremujorin e dytë, trupi juaj është më i ndjeshëm.

Loading...

Të flini me bark nuk është e rrezikshme, por mund të jetë e vështirë dhe e parehatshme. -Shmangni gjumin me kurriz kur jeni shtatzënë. Gjithë pesha e uterusit që rritet shkon tek muskujt e kurrizit, zorrët dhe enët e shumta të gjakut, duke shkaktuar dhimbje mesi, hemoroide, mostretje, problem me tensionin dhe qarkullimin e gjakut. -Shtrihuni anash. Ky është një pozicion i rehatshëm pasi përmirëson qarkullimin tuaj të gjakut dhe ushqyerjen tek bebi dhe ndihmon veshkat tuaja të pastrojnë trupin nga papastërtitë dhe lëngjet.

Nëse keni të bëni me komplikacione shtatzënie si lindje e parakohshme ose problem me placentën, ndoshta do t’ju duhet të bëni regjim shtrati, duke i përdorur këto këshilla edhe më tepër. Mos rrini pa gjumë duke u shqetësuar për rehatinë e bebit tuaj. Mund të rrotullohuni dhe të ndjeheni keq gjatë gjithë natës për të, por bebi juaj po noton në një mjedis pa peshë, duke mos ndjerë aspak parehati. Kështu që pushoni të qeta.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid