greqiaGreqia del nga lista e debitorëve të institucioneve ndërkombëtare, pasi i ka paguar Fondit Monetar Ndërkombëtar borxhin e prapambetur prej 2 miliardë euro. Lajmin e konfirmon vetë FMN-ja përmes një deklarate për mediat, duke shtuar ndër të tjera se është e gatshme të vazhdojë ndihmën ndaj Greqisë.

Një veprim i tillë pritet të sjellë disi normalitet edhe në tregjet financiare. Pagesa e këtij borxhi duhet të kryhej që më datën 30 qershor, por Athina nuk kishte para dhe shlyerja u bë pas miratimit na BE-ja i një kredie afatshkurtër prej 7 miliardë eurosh. Kjo kredi do të mbajë në këmbë Greqinë deri në nënshkrimin zyrtarë të programit të ri të shpëtimit, i treti për këtë vend të prekur keq nga kriza e borxheve.

Sot, për herë të parë pas tre javësh u rihapën bankat greke, por megjithatë njerëzit janë të kufizuar në shumën që mund të tërheqin. Vetëm 60 euro në ditë lejohen të tërheqin nga bankomatet. Megjithatë ekziston një klauzolë që ata kanë të drejtë të marrin 420 euro në javë. Por përvec kësaj situate grekët po përballen me një rritje të cmimeve, për shkak të rritjes së TVSH-së.

loading...

Nga 13%, TVSH-ja shkoi në 23% për një sërë mallrash dhe shërbimesh, përfshi këtu që nga ushqimet e freskëta dhe të konservuara e deri te mjetet e luksit. Rritja e TVSH-së me 10% ishte një kusht që iu vu qeverisë nga Brukseli.

Brenda kësaj të mërkure parlamenti grek duhet të votojë listën e dytë të zotimeve të marra nga kryeministri Tsipras një javë më parë në Bruksel.

Mediat greke raportojnë se as kësaj here nuk do të shkojnë në Kuvend rritja e moshës së daljes në pension dhe rritja e taksave për fermerët. Për këto dy kushte, Tsipras nuk e ka marrë ende konsensusin e opozitës së Demokracisë së Re.

Kujtojmë që pa votat e opozitës sa herën e para Tsipras nuk do të mund të kalonte në parlament pjesën e parë të kushteve të kërkuara nga Brukseli. 39 deputetë të tij i dolën kundër.

Nga një sondazh i publikuar së fundmi, rreth 25% e bizneseve në Greqi po mendojnë për të zhvenosur selitë qëndrore jashtë Greqisë, për shkak të rritjes së taksave dhe klimës së pasigurt të të bërit biznes.

Gjatë ditës së sotme u njoftua se përfaqësues të Trojkës (KE, BQE dhe FMN) do të mbërrijnë në Athinë për të monitoruar zbatimin a marrëveshjes së arritur me kreditorët dhe për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e punëve. |lapsi|

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid