Po kërkoni një mënyrë sesi tu kallni datën të tjerëve? Dikush e ka gjetur një mënyrë: Vendoseni emrin e hotspotit Wi-Fi në telefonin tuaj “Samsung Galaxy Note 7” dhe hipni në një fluturim ajror.

Pikërisht kjo ndodhi në një fluturim në SHBA të Virgin Airlines dhe avioni kishte përshkuar pothuajse gjysmën e udhëtimit nga San Francisco në Boston.

Galaxy Note 7-ta, është ai telefoni i cili të “hedh në erë” dhe për këtë Samsung e tërhoqi terësisht nga tregu se përndryshe kujt do ti shiste më produkte nëse do i kishte vrarë të gjithë konsumatorët.

loading...

Ishte një inxhinier softueri i cili publikoi një cicërimë nga bordi i avionit tha se ekuipazhi i flurimit të Virgin Airlines kishte pyetur: “Nëse dikush ka një Galaxy Note me vehte, ju lutemi shtypni butonin e thirrjes.”

Pas 15 minutash ekuipazhi përsëriti: “Kjo nuk është një shaka. Do të kontrollojmë çantat e të gjithëve.” Pasi kaluan edhe 15 minuta të tjera, piloti i avionit hyri në mesin e pasagjerëve duke kërcënuar se nëse nuk dorëzonin Galaxy Note 7-tën do të devijonte udhëtimin e avionit për në aeroportin më të afërt.

Për fat të mirë fajtori doli dhe u mësua se nuk ishte një Galaxy Note 7. Emri i Wi-Fi u ndryshuar nga “Galaxy Note 7” në GN7.

Fluturimi i devijua në të vërtetë për tu vonuar përafërsisht 2 orë.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid