erdoganPartia AKP e Presidentit turk Rexhep Taip Edogan nuk arriti rezultatin e dëshiruar në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura të dielën.

Erdogan kërkoi që të siguronte 2/3 e vendeve në parlament për të bërë ndryshime kushtetuese dhe t’i jepte vetes më shumë të drejta ekzekutive. Por nga rezultatet parprake dhe kur janë numëruar mbi 86% e votave, partia e Erdogan ka vetëm 40.8% të tyre duke siguruar vetëm 257 deputetë, 72 më pak sesa ka aktualisht në parlamentin me 550 vende.

loading...

AKP ka siguruar vetëm shumicën e thjeshtë. Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte partia filokurde e Selahatin Demartis, e cila ka kaluar pragun 10% duke siguruar 79 vende në Parlament.

Një rezultat i tillë tregon se partia e Erdogan ka nisur rënien pas një dominimi prej 15 vitesh në skenën politike të Turqisë. Vota shihet si një ndëshkim për performancën e dobët ekonomike, që i ka humbur ritmet e rritjes dyshifrore. Ne qendër të kritikave kanë qenë edhe shpenzimet e tepërta të luksit në Pallatin e ri Presidencial.

Ndikim ka edhe kriza siriane pasi zonat kufitare nuk janë të kënaqura me mënyrën se si qeveria po menaxhon dyndjen masive të 1.8 milion refugjatëve.

Erdogan nuk e ka punën mirë as me mediat kritike kundër tij, ndaj të cilave nuk sillet si një lider demokrat. Shpesh herë ai i ka kërcënuar me mbyllje, kur ato e kanë përfshirë me fakte në skandale korruptive.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid