shullazi-arrestimiShoqërimi i Emiljano Shullazit ditën e shtunë iu besua forcave të Njësisë “Shqiponja”, të mbështetura edhe nga shërbimet operacionale dhe ato të Komisariatit nr.2.

Por duket se edhe për vetë Policinë ka qenë befasi prezenca e Shullazit në shtëpinë e tij që ndodhet tek ish­ Parku i Autobusëve, pasi nuk pritej që të ndodhej aty.

“Panorama” referuar burimeve shkruan se sipas informacioneve te siguruara nga Policia flitej se ai ndodhej në Krujë, ku edhe po qëndron më shumë kohët e fundit. Për këtë arsye, grupit që mori pjesë në këtë aksion iu kërkua që të shoqëronin të gjithë personat e afërt të tij që pritej të ndodheshin në zonën e njohur tashmë për Policinë.

Loading...

Burimet thanë se në momentin që janë gjendur në tunelin e një prej pallateve në krah të vilës së Shullazit, tek ish­Parku janë përballur me të paktën 20 persona që qëndronin para portës dhe janë bërë gati për t’i shoqëruar të gjithë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Por në kohën që forcat e Policisë po nisnin të bënin shoqërimet, në krye të shkallëve është shfaqur vetë 38­vjeçari, i cili ka bërtitur që t’i linin të qetë njerëzit e tij. “Po ju prisja. Nuk keni punë me djemtë. Do të vij unë me ju, ja ku më keni!”, u është drejtuar Shullazi punonjësve të Policisë dhe ka zbritur poshtë.

Ai e ka hapur vetë derën e makinës së Policisë, pa pyetur për arsyen e shoqërimit, apo pse Policia kishte shkuar aty. Ndërsa asnjë nga personat që ishin të pranishëm aty nuk është shoqëruar nga Policia. Po ashtu, nuk është bërë as kontroll banese në atë moment, pasi
forcat e Policisë janë kthyer aty pak më vonë dhe nuk kanë gjetur asgjë.

Ndërsa dy personat e tjerë, Gilmando Dani dhe kushëriri i Shullazit, Blerim Shullazi, janë shoqëruar në momentin që kanë shkuar në Drejtorinë e Policisë që të interesoheshin për 38­ vjeçarin.

Nga ai moment, ata nuk janë lejuar që të dalin më nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Ndërsa pas orës 01:00 të natës iu është komunikuar arresti të treve, në ekzekutim të urdhrit të Prokurorisë. \panorama\

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid