ramaNjë nga politikanët, i cili ka pësuar një transformim rrënjësor në shfaqjet e tij publike, është padyshim Edi Rama, sot Kryeministër.

Një njeri pasionant, i cili ra në sy jo vetëm për qëndrimet e tij të forta, por edhe për “lookun” e tij ekstravagant si në këtë intervistë të vitit 1998 në emisionin “E diela debat”.rama2

Loading...

Më tej si kryetar bashkie ai ka habitur jo pak me batutat dhe sjelljen jo formale. Por në mandatin e tij të dytë ai shfaqet gjithnjë e më shumë larg veshjeve shumëngjyrëshe pasi ngjyrat ia hodhi përsipër kryeqytetit.

Marrja e drejtimit të partisë socialiste, e solli Ramën me një imazh publik gjithnjë e më të kujdesshëm.

Pjesë e imazhit të tij publik ishte edhe shfaqja në fushatën e 2009-tës për një mandat të tretë me bashkëshorten Linda, vajzën Rea dhe djalin e vetëm në atë kohë Gregorin.

Tashmë kryeministri Edi Rama është edhe babai i Zahos, fotot me të cilin janë të rralla, por ai nuk ka munguar ta prezantojë në disa raste.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid