veshkaVeshkat e luajnë një rol kyç në largimin e toksinave nga trupi dhe në ruajtjen e shëndetit të arterieve. Nëse shëndeti i veshkave tuaja dëmtohet, ato nuk do të jenë në gjendje ta pastrojnë trupin siç duhet, gjë që mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme kardiovaskulare dhe arterie të bllokuara.

Për fat të mirë, shëndetin e veshkave nuk është vështirë ta mirëmbani, mjafton t’i ndiqni tre hapa që i rekomandojnë ekspertët:

Loading...

Pini ujë
Dehidratimi e rrit rrezikun e sëmundjeve të veshkave për madje 20%. Rritja e konsumit të ujit është mënyra më e lehtë për ta ruajtur shëndetin e veshkave, tranmseton Koha.net. Mbani një shishe me ujë me vete gjithmonë dhe pini ujë që në shenjat e para të dehidratimit (goja e thatë, pështyma e trashë).

Pini qumësht ose kos
Vetëm 2 gota jogurt në ditë, ose 1 filxhan qumësht do të ndihmojnë që t’i mbani veshkat të shëndetshme, ndërsa kalciumi mund ta ulë rrezikun nga presioni i lartë i gjakut për 25%.

Reduktoni konsumin e kripës
Ushqimi i cili përmban sasi të tepërt të kripës e rrit rrezikun nga gurët në veshka. Veshkat janë përgjegjëse për largimin e kripës së tepërt nga trupi. Megjithatë, nëse merrni sasi të tepërt të kripës, veshkat nuk do të mund ta nxjerrin të gjithën dhe kjo mund ta shkaktojë dështimin e tyre.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid