mexico-bossiNjë video e sapopublikuar nga marinsat meksikane paraqet arrestimin e Joaquin “El Chapo” Guzman.

Videoja, e cila është publikuar nga zyrtarët e Meksikës, paraqet arrestimin e El Chapos në 15 minuta.
Marina meksikane ishte mobilizuar. 50 snaiperë dhe granata u përdorën për rikapjen e baronit më të madh të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman.

Loading...

Guzman u pa të ecte në krah të policëve para kamerave në aeroportin e Mexico City dhe më pas hipi në helikopter për të arritur në Altiplano, në të njëjtin burg nga i cili u arratis gjashtë muaj më parë.
Prokurori i Përgjithshëm Arely Gomez konfirmoi në konferencën për media se adresa ku u kap Guzman po monitorohej prej një muaji.

Autoritetet kishin rënë në gjurmë të tij pasi kishin vërejtur vjedhjen e disa veturave.
Ndërkohë që një nga pikat kryesore që kishte shfrytëzuar policia për të lokalizuar Guzman ishte qëllimi i Guzman për të realizuar një film autobiografik, dhe takimet me avokatët, aktorët dhe producentët e zbuluan atë.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid