skenderbeu-elKlubi belg do të zbardhë sot të gjitha detajet, por marrëveshja për 1.1 mln euro është firmosur tashmë nga drejtori sportiv. Numri 1 i korçarëve konfirmon gjithçka

Skënderbeu po bën historinë në futbollin shqiptar dhe gjithmonë e më tepër po e rrit “pjacën” dhe po na fut në “hartën” e vërtetë të futbollit europian. Ajo që pritej është konfirmuar dje: sulmuesi Peter Olayinka është shitur te kampionët e Belgjikës për 1.1 milionë euro, duke shënuar kështu një transferim historik për një klub shqiptar. Drejtori sportiv i kampionëve, Haris Fakiç, si dhe menaxheri Shkumbin Qormemetaj, kanë firmosur marrëveshjen me drejtuesit e Gentit për kalimin e sulmuesit 20-vjeçar nga Nigeria te një skuadër, që ka kaluar tashmë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, duke triumfuar përballë emrave si Valencia e Lion.

Olayinka është blera e parë e Gentit në merkaton e janarit dhe nga shitja e tij kampionët e Shqipërisë do të fitojnë një shifër të paimagjinueshme më parë për futbollin tonë, plot 1.1 milionë euro. Një transferim i bujshëm jo vetëm në aspektin financiar, pasi tashmë emri i Skënderbeut do të mbahet shënim nga të tjera skuadra të mëdha europiane, që kërkojnë lojtarë të talentuar dhe me moshë të re. Klubi korçar po vendos standarde të reja në futbollin shqiptar, duke treguar modelin se si mund të arrish suksesin dhe si mund të mbushësh arkën me të ardhura të konsiderueshme.

loading...

TAKAJ – Numri 1 i Skënderbeut, Ardian Takaj, në një prononcim para ndeshjes me Lokomotivën e Moskës në Takaj, ka folur edhe për transferimin e Olainkës te Genti, duke e cilësuar një arritje të madhe këtë transferimin. Gjithashtu, presidenti ka vlerësuar edhe punën e shkëlqyer që kanë bërë drejtori i klubit, Haris Fakiç dhe menaxheri Shkumbin Qormemeti që realizuan transferimin e sulmuesit nigerian në Belgjikë. “Transferimet nuk janë aspak të lehta, pasi duhet një punë shumë e madhe. Nga jashtë mund të duket sikur është e lehtë, por është një punë shumë e madhe, duhet të punosh shumë, duhet të bësh marketing shumë. Haris Fakiç dhe Shkumbin Qormemeti janë njerëz shumë të aftë, me lidhje shumë të mëdha dhe puna që kanë bërë në klub po jep frytet e veta. Jo vetëm për këtë rast, pasi janë edhe të tjerë. Ky është edhe qëllimi i Skënderbeut: t’i marrë talentet e reja, t’i bëjë futbollistë e t’i shesë në tregun europian. Kjo bëhet për t’u forcuar klubi. Sa më shumë buxhet të ketë klubi aq më i fortë do të jetë në vazhdimësi”, – tha Takaj në lidhje me operacionin fitimprurës dhe për strategjinë e klubit.

PROJEKTI AFATGJATË – Ndërkaq, presidenti i Skënderbeut shton se për të arritur deri këtu është dashur një punë e gjatë dhe nuk ka ndodhur gjithçka gjatë muajve të fundit. “Detajet e kontratës dhe operacionit do t’i bëjë të ditura klubi i Gentit pasi të prezantojë zyrtarisht lojtarin. Është një punë shumë e madhe për të shitur lojtarë, dhe ne nuk është se e arritëm sot, për tre muaj, por është një periudhë 5­ vjeçare. Emri i Skënderbeut është i njohur tashmë edhe në Europë, rezultatet japin frytet e veta. Gjithashtu edhe stafi i ri që merret posaçërisht me këtë punë tregon që është i suksesshëm, sepse kemi parë edhe lojtarë të tjerë që janë shitur me pak para në Kroaci, ndërsa më vonë është parë që vlejnë më shumë, siç ishte rasti i Cikalleshit. I kemi mundësitë të rrisim piacën e lojtarëve e t’i shesim me vlerën reale të tyre”, – nënvizoi numri 1 i kampionëve.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid