inter-juveE Diela e futbollit Europian kulmon në “La Scalan” e futbollit. Në San Siro luhet derbi i Italisë Inter – Juventus, një histori shekullore e rivalitetit më të ndezur të futbollit italian vjen me një tjetër akt pasioni që premton shkëndija.

Përplasja e madhe vjen si udhëkryqi që mund të tregojë vijimësinë e një kampionati që duket thuajse sureal pas 4 viteve dominimi absolut të bardhezinjve. Skuadra e Massimiliano Allegrit si kurrë në këto vitet e fundit shikon zikaltërit nga poshtë lart në klasifikim, Juventusi është 8 pikë pas rivalëve zikaltër dhe një tjetër hap fals do të tingëllonte si një abdikim i parakohshëm nga froni i Serisë A.

Massimiliano Allegri gjithsesi përpiqet të mos e përkufizojë si një sfidë decizive për titullin.

“Absolutisht jo, duhet të jemi realistë, nuk vendoset titulli, por gjithsesi mbetet derbi i Italisë, një sfidë e rëndësishme. Ne jemi pas në klasifikim por një fitore nuk ndryshon asgjë, pasi duam që të jemi në Mars në luftën për titullin”.

Në kampin zikaltër Mancinit si trajner nuk është se i ka ecur shumë kundër Juves, ka fituar vetëm një ndeshje kundër bardhezinjve, megjtihatë trajneri i Interit e di se pas rezultateve të fundit që ndalën hovin e fillim kampionatit, një sukses ndaj kampionëve të Italisë do të ishte vitamina ideale për të ushqyer besimin e zikaltërve për titullin kampion.

Loading...

” Nuk është një ndeshje decizive për titullin, por një fitore mund të na japë shumë entuziazëm. Është një sfidë shumë e rëndësishme në procesin tonë të rritjes, për të kuptuar nëse mund të qëndrojmë në zonën e lartë deri në fund. Duhet të futemi me frymën e duhur, pasi Juve nuk të fal”.

Për sa i përket formacionmeve të mundshme, në krahun e majtë të Interit krijohet hapësirë për Juan Jesus që është në avantazh ndaj Telles, dhe do ti duhet të sfidojë Cuadradon. Për pjesën tjetër Mancini duket se e ka vendosur 11 titullare, me Perisic në mbështetje të Jovetic dhe Icardit. Të Juventusi lajmi i mirë është se Pogba dhe Morata janë rikuperuar dhe duhet ta nisin nga fillimi me Dybalën përkrah spanjollit në sulm, ndërsa Hernanes dhe Mandzukic mund ta nisin nga stoli. Inter-Milan vjen e tëra për të mos u humbur si momenti i së vërtetës për dy prej emrave më të mëdhenj të futbollit italian, ndërsa më herët Seria A sjell në SuperSport një përplasje që parashikohet të jetë ndoshta edhe më spektakolare duke u nisur nga ajo që japin skuadrët në fushë.

Në 15:00 luhet Napoli-Fiorentina, me vjollcët kryesues të kampionatit që sfidojnë potencialin e madh sulmues të skuadërs së Sarrit, një ndeshje ku do të mund të administojmë sërish në fushë Elsid Hysajn pas emocioneve të mëdha të kombëtares. Nuk do të mungojë në këtë të Dielë edhe futbolli iberik, me Atletikon e Madridit që udhëton në fushën e Real Societad pas barazimit me Realin, ndërsa Villerali pret Celta Vigon ndërsa Bundesliga mbyll javën e saj të 9 me Koln-Hanover dhe Shtutgard – Ingolstad.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid