sony-m5Sipas rrjetit social kinez Weibo, thuhet se gjiganti japonez i teknologjisë do të ofrojë në vitin e ardhshëm pesë variante të reja të telefonave të saj të ri. Këto modele do të kenë madhësi të ndryshme të ekranit.

Më saktë bëhet fjalë për modelet e reja të telefonave Sony Xperia Z6 të cilët do të vijnë në 2016.

Loading...

Nëse thashethemet dalin të jenë të vërteta atëherë mund të pritet që Sony ta lansojë variantin me 4” të Xperia të quajtur Z6 Mini, atë me 4.6” si Z6 Compact, modelin me 5.2” si versionin kryesor të Z6, dhe fabletin me 5.8” të cilin do ta shohim në formën e Z6 Plus. Por pritjet janë që Sony të sjell edhe variantin tjetër 6.4’ si Z6 Ultra.

Karakteristikat e këtyre modeleve ende nuk dihen për momentin, mirëpo pritjet janë që Sony ta ruajë dizajnin e linjës Xperia, bashkë me risitë që mund t’i sjellin këto modele.

Një variant i këtij telefoni pritet të sjell edhe teknologjinë e njohur në iPhone 6s, 3D Touch, tipar me të cilin ky model do të rivalizojë me Apple.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid