z5Sony ka prezantuar një linjë të pajisjeve të reja në konferencën e IFA që po mbahet në Berlin, njëra prej të cilave ka qenë edhe Xperia Z5 Premium, me ekran prej 4K, apo 3840 x 2160 piksel.

Xperia Z5 Premium ka ekranin prej 5.5” 4K Ultra HD, me gjithsejt 806 piksel për inç.

Loading...

Pajisja fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 810, RAM memoria prej 3GB, dhe hapësira e brendshme me mundësi zgjerimi shtesë deri në 200 GB.

Specifikat tjera të Sony Xperia Z5 Premium përfshijnë sensorin fotografik Exmor RS, që sjell 23 megapiksel në kamerën me teknologjinë Hybrid Auto Focus dhe mundësinë për zmadhim deri në 8x zoom. Pjesa frontale e pajisjes është e pajisur me kamerën frontale prej 5mp.

Xperia Z5 Premium vjen gjithashtu me material që është rezistent ndaj pluhurit dhe ujit, sikurse pajisjet e kaluara Xperia nga Sony.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid