albparajsa
 
  • Tv Shqip
  • Tv Internacionale
  • Radio Stream
  • Sport Live
    • Live Stream
    • Live Score
    • Results Table
  • Lajme
    • Lajme
    • Sport
    • Gossip
    • Teknologji
  • Argetim
    • Chat
    • Lojra
    • Fun
    • Horoskopi
    • Interesante
  • Per Webmaster
    • Kanalet Shqip
    • Kanalet Internacionale
    • Sport Live
    • Refero Albparajsa
  • Kontakt
    • Kontakt Chat Online
    • njoftime
  •  
  • Reth Nesh
  • Ndertim Website
  • Njoftime
  • English Version

Home » Lajme » Sport

Xavi mendon se Guardiola do te qendroje ne Kamp Nou.

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka thënë se asnjëherë nuk ka menduar për t’ia zënë vendin Pep Guardiolas, as tash e as në të ardhmen. Ai është i fokusuar tërësisht në karrierën si futbollist aktiv.

Kontrata e Guardiolas skadon në fund të sezonit aktual dhe derisa ai po heziton ta vazhdojë atë, vazhdimisht po përmenden emra që mund t’ia zënë vendin.

“Më lini të luaj. Madje as që mendoj për atë (të jem trajner)”.

“Ndjehem si futbollist, unë nuk kam as licencë të trajnerit. Dua të luaj për shumë vite, derisa trupi im të jetë i qëndrueshëm”, u ka thënë Xavi gazetarëve.

Për më shumë, mjeshtri i mesfushës beson se trajneri i Barcës nuk do të largohet nga Camp Nou.

18/02/2012 18:54

De Biasi therret Sadikun ne kombetare.

Gjashtë gola në rreth 400 minuta me përfaqësuesen Shpresa, mes të cilave një dopietë ëndrrash kundër Portugalisë U-21.

Ky është talenti shqiptar Armando Sadiku dhe trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi ka vendosur që të mos i injorojë këto shifra të rëndësisshme, duke thirrur për herë të parë në ekipin Kombëtar.

Lajmin e konfirmuan dje burime të besueshme të “Sport Ekspres” pranë FSHF-së. Ato u konfirmuan edhe nga burime të tjera pranë vetë lojtarit. “Armando Sadiku është grumbulluar për ndeshjen miqësore me Gjeorgjinë. Trajneri ka ndjekur ecurinë e lojtarit dhe madje e pa atë në aksion në një ndeshje miqësore të Lokarnos. Futbollisti do të ketë shansin e tij për të impresionuar”, thanë dje burime të gazetës pranë FSHF-së.

17/02/2012 18:54

Ftohen mardheniet mes Barces dhe Guardioles.

Barcelona ka mrekulluar gjermanët e Leverkusenit. Fitorja 3- 1 në “Bayer-Arena” ka pasur shumë episode si me Mesin, por edhe me trajnerin Pep Guardiola. Fanella e yllit argjentinas futi në sherr dy mbrojtësit e “aspirinave”, ndërsa trajneri spanjoll pati dy “incidente”: iu dhurua një shall me ngjyrat e Interit nga një mik italian, si dhe takoi “armikun” e vjetër, trajnerin e Këlnit, Stale Solbaken.

Teksa mediat survejuan veprimet e Guardiolës, yjet e Barçës u rikthyen në shtëpi për të festuar me fansat. I gjithë personeli, lojtarët së bashku me shtabin e trajnerëve janë mbledhur dje për të festuar në restorantin luksoz “El Emperador”, ku pjata e preferuar e tyre ka qenë peshk, fruta deti. Por, në atë mbrëmje ra në sy mungesa e “regjisorit” Pep Guardiola, i cili për çudi nuk mori pjesë në atë mbrëmje gala, duke lënë shumë hapësira për spekulim apo interpretim.

Ky veprim është një tjetër sinjal që mediat të kenë hapësira për të spekuluar mbi takimet e tij të fshehta me drejtuesit e italianëve të Interit. Ka shumë zëra që Guardiola të marrë drejtimin e Interit në verën e ardhshme. Kjo marrëveshje do të jetë e pavarur në sukseset e këtij sezoni të Guardiolës te Barcelona. Të gjithë lojtarët kanë mbetur të kënaqur duke festuar me njëri-tjetrin, por teksa morën vesh mungesën e trajnerit, kanë mbetur të shtangur dhe të painformuar.

Nuk ka qenë hera e parë që katalanasit festojnë të bashkuar, madje në shumë raste ka qenë vetë Guardiola organizatori i këtyre evenimenteve në skuadër. Kohë më parë, Guardiola pati deklaruar se këto organizime mbajnë të bashkuar lojtarët dhe i japin mundësi më shumë të komunikojnë me njëri-tjetrin, duke larguar disi monotoninë e përditshme.

Ndërkohë, Guardiola mendon për të mbajtur ekipin të bashkuar, ndërsa vetë pritet të largohet me stil në Itali.

17/02/2012 18:54

Arsenal vlen 1 miliard Euro

Arsenali mund të jetë në prag të eliminimit në Ligën e Kampionëve pas poshtërrimit nga Milani në San Siro, por vlera e klubit nga Emirates duket më e madhe se kurrë.

Dy pjesë të aksioneve të shitura, të cilat janë blerë për shumë të mëdha parash nga një investitor misterioz, kanë bërë që Arsenali të vlerësohet 1.1 miliard dollarë sipas Daily Mail.

Nuk besohet se Stan Kroenke, aksionari më i madh me 66% dhe aksionari tjetër i madh Alisher Usmanov që ka 30% mund të jenë të përfshirë në këtë blerje të shtrenjtë të aksioenve të fundit, gjë që do të thotë se Arsenalin e pret një e ardhme e ndritur dhe mjaft e çuditshme në krye të klubit.

Arsenali momentalisht është në vendin e katërt në Ligën Premier, por edhe mos kualifikimi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm e bën klubin nga Emirates të jetë një prej klubeve më të shëndosha financiarisht krahas Bayernit të Munichut dhe Real Madridit.

17/02/2012 18:45

Pazzini: Te gjitha ekipet ne Seria A mbrohen

Sulmuesi i Interit, Giampaolo Pazzini, po ankohet për qasjen defensive të klubeve italiane, duke thënë se përpos klubeve të mëdha, të gjitha skuadrat tjera mbrohen me 10 apo 11 lojtarë.

“Të gjitha ekipet që luajnë ndaj nesh mbrohen thellë dhe tentojnë që ta marrin topin për kundërsulm, ne e dimë këtë dhe jemi të përgatitur për këtë”.

“Ekipet e vetme të cilat nuk e bëjnë këtë janë ekipet e mëdha, të gjitha të tjerat mbrohen me 10 lojtarë, 11 njerëz prapa topit dhe sulmojnë në kundërsulm. Novara e bëri këtë dhe shënoi nga rasti i vetëm, e më pas gjithçka u vështirësua. Ne definitivisht duhet të jemi më të kujdesshëm që të mos u japim hapësirë ekipeve për kundërsulme”, ka thënë Pazzini.

14/02/2012 22:44

Ibra-Henry, perballe njeri-tjetrit.

Takimi i të mërkurës mes Milanit dhe Arsenalit në San Siro do të jetë mbi të gjitha një duel mes Zlatan Ibrahimovic dhe Thierry Henry, të cilët 2 ditë përpara sfidës vendosën të flasin.

Francezi, i cili pas ndeshjes do të largohet nga Arsenali duket tepër i karikuar duke deklaruar se nuk ka menduar për momentin e ikjes, pasi është fokusuar më shumë te ajo që do të japë në fushë përballë Milanit, pasi Milani mbetet Milani. Sfida është tepër delikate dhe mbi të gjitha përballë kuqezinjve nuk ka qënë asnjëherë e thjeshtë të fitosh sidomos në transfertë në Champions League.

Henry në vitin 2003 ishte protagonist me një dopietë në atë 5-1 që Arsenali regjistroi përballë Interit dhe sigurisht që shpreson të përsërisë të njëjtën performancë edhe përpara se ti thotë lamtumirë ekipit të tij.

Ibrahimovic, nga ana tjetër, provon ta ulë disi tensionin duke thënë se vite më parë për suedezin “Champions” ishte objektivi primar, por kur dicka e dëshiron aq shumë dhe e hiperbolizon, ndodh që nuk e fiton asnjëherë. Futbollisti kuqezi u shpreh se nëse fiton është mirë por edhe në të kundërt nuk do e përjetojë shumë pasi e rëndësishme është të japë maksimumin në fushë.

12/02/2012 12:44

Anchelotti insiston per Tevez.

PSG nuk dorrezohet, kerkon me insistim sherbimet e Tevez, keshtu ka deklaruar dhe vet trainieri Anchelotti per BBC.

Ne janar kemi folur per nje kalim te futbollistit me agjentin e tij, por nuk gjetem nje zgjidhje per t'a finalizuar transferimin.

Anchelotti u shpreh me tej duke thene se: Nuk besoj qe dhe ne qershor te ndryshoje vlera e Tevez per kalimin tek PSG.

Megjithate do te presim dhe te shohim se c'fare mundesishe do te kemi per ta sjelle lojtarin ketu! |albparajsa|

 

Reklama

 
 

Shperndaje kete artikull

  • Tweet This! Twitter this!
  • Digg it! Digg it!
  • Add to Delicious! Shtoje ne Delicious!
  • Share on Facebook! Shperndaje ne Facebook!
  • Share on Reddit! Shperndaje ne Reddit!
  • Stumble it Stumble it
  • Add to Technorati Favorites Shtoje ne Technorati
  • Subscribe by RSS Youtube Channel
 

Facebook Live

 

Latest News in English

 

Superliga

 

seria a

 

Premier League

 

Primera Division

kliko per me shume!
 
 

Kthehu ne krye te faqes

Designed and Created By: Nogr3s And Panzlife All Rights Reserved | Terms Of Use |

Copyright © 2009-2012.

ALBPARAJSA.COM
Rr: Frosina Plaku, Tirane, Shqiperi.
info@Albparajsa.com

Free counter and web stats