vucicMediat serbe raportojnë se kryeministri Aleksandar Vuçiç është qëlluar me gurë gjatë kohës që po vendoste lule në memorialin për viktimat e Srebrenicës.

Loading...

Televizioni shtetëtor serb raporton se incidenti u shënua kur kryeministri serb po vendoste lule në memorial, dhe u shoqërua më fishkëllima.

“Një grup njerëzish filluan të hedhin gurë dhe të fyejnë. Gjatë incidenteve Vuçiç u godit me një gurë në kokë. Delegacioni i Serbisë më pas u largua përmes turmës nga Potocari”, raporton RTS.

Nga pamjet duket se kryeministri serb është qëlluar në kokë dhe i janë thyer edhe syzet.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid