rama-kombetarjaKualifikimi për në kampionatin evropian të futbollit do t’i “sjell” kombëtares një stadium të ri në Tiranë – premton kreu i ekzekutivit Edi Rama.

Deklarata e tij u bë në selinë e Kryeministrisë gjatë pritjes për futbollistët.

“Së bashku me presidentin e FSHF-së kemi vendosur të nisim punën për ndërtimin e Arenës Kombëtare në Tiranë.

loading...

Stadiumi më i madh kombëtar do të ndërtohet në Tiranë. Arena do u kushtohet juve dhe në hyrje të stadiumit, një pllakë të artë ku do shkruhet emri juaj një për një”, ka theksuar Rama.

Kryeministri Rama shprehu mirënjohjen për kapitenin e kombëtare Lorik Cana dhe trajnerin De Biasi.

Rama foli edhe për ndeshjen me Serbinë, ku sipas tij, shumëkush e ngatërroi topin me armët.

“Kush s’e ka veshur fanellën kuqezi s’e kupton peshën e rëndë të përgjegjësisë që sjell mbi kokë, zemër, supe, stomak. Për mua që e kam pasur atë privilegj në rininë time, në ndeshje ku e ku, është më e lehtë ta marr me mend se çfarë ndjenit ju sa herë që ngjiteshit drejt majës së frikshme…”

Rama përsëriti se fati është me ata që nuk dorëzohen.

“Por këtë ceremoni këtu e kisha përgatitur pavarësisht nga rezultati. Po të kishim humbur sot do ishim sërish këtu edhe sikur ju të mos ja kishit dalë. Shkruat një faqe të lavdishme”, vijoi ai.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid