lsiQesh mirë kush qesh i fundit. Ndoshta kjo thënie i vjen ndërmend Ilir Metës tani që ka filluar numërimi i votave për këshillat bashkiakë.

Nëse ka humbur një pjesë të mirë të bastioneve të majta për shkak edhe të një mos funksionimi të aleancës me PS-në, LSI po korr një fitore të madh në listat e këshillave bashkiake.

Të paktën kështu duket deri më tani nga të dhënat e KQZ-së, ku në rang vendi janë numëruar më shumë se 5 për qind të votave për këshillat bashkiakë.

Loading...

U tha se gara do të ishte për vendin e dytë në këto zgjedhje, por duket se Meta po kërcënon edhe PS-në në votat për parti. Sipas KQZ-së, Levizja Socialiste për Integrim ka marrë deri më tani rreth 22 për qind të votave për këshillat bashkiakë ose rreth 13 900 vota, kundrejt 23 për qind (14 600) të votave që ka marrë Partia Socialiste dhe vetëm 14.4 për qind ( 9 100) të votave që ka marrë Partia Demokratike.

Sigurisht që këto janë rezultate paraprake pasi janë hapur vetëm 5 për qind të numrit total të kutive, por tregojnë një trend duke dhënë sinjalin se forca e LSI-së nuk qendron tek kandidatët por tek shtrirja kapilare në elektorat. |albeu|

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid