albparajsa
 
  • Tv Shqip
  • Tv Internacionale
  • Radio Stream
  • Sport Live
    • Live Stream
    • Live Score
    • Results Table
  • Lajme
    • Lajme
    • Sport
    • Gossip
    • Teknologji
  • Argetim
    • Chat
    • Lojra
    • Fun
    • Horoskopi
    • Interesante
  • Per Webmaster
    • Kanalet Shqip
    • Kanalet Internacionale
    • Sport Live
    • Refero Albparajsa
  • Kontakt
    • Kontakt Chat Online
    • njoftime
  •  
  • Reth Nesh
  • Ndertim Website
  • Njoftime
  • English Version

Home » Lajme » Teknologji

Apple, 10milion dollare per shkarkuesin e 25 miliard.

Apple ka vendosur një çmim prej 10 mijë dollarësh për atë person që do të arrijë të shkarkoj programin numri 25 miliard në faqen e saj. Një App Store Gift Card per fatlumin që do të thyej rekordin e suksesit që ka arritur Apple me produktet e saj.

Tashmë mbetet për të zbuluar se cili do të jetë fituesi.

Apple është në konkurrencë me Android Store, kjo Apple vazhdon të dominojë këtë sektor.

17/02/2012 13:10

Opera fiton dhe blen.

Opera për çerekun e kaluar paraqiti rritje të madhe të të hyrave dhe të profitit, dhe publikoi blerjen e dy kompanive të specializuara për reklamimin në pajisjet mobile.

Të hyrat e Operas nga 192.6 milion të vitit të kaluar u rritën në 253.1 milion kruna norvegjeze, derisa profiti është rritur nga 29.1 në 63.8 milion kruna.

Opera publikoi edhe blerjen e kompanive reklamuese Mobile Theory dhe 4th Screen Advertising të cilat do të duhej ti ndihmonin që në versionet e shfletuesve të vet të Internetit për pajisjet mobile shfrytëzuesve tu prezantoj edhe reklama. Për Mobile Theory, e cila ka 16 të punësuar, Opera do të paguaj 18 milion dollarë në para të gatshme, derisa për 4th Screen Advertising dhe 30 të punësuarit do të paguaj 8 milion dollarë në para të gatshme.

13/02/2012 13:10

Yahoo shef drite ne fund te tynelit.

Pionieri i internetit ka parë kohë më të mira. Ai po parakalohet majtas e djathtas nga Google dhe Facebook, të ardhura të rëndësishme nga reklamat janë në rënie. Ekspertët shohin vend për përmirësime. 

Gazetat dhe mediet online janë plot me njoftime për Google dhe Facebook, por shumë rrallë informohet për pionierin e internetit Yahoo. Edhe kur flitet për Yahoo-në informacionet janë shpesh të pakëndshme: rënie në vlerën e aksioneve në bursë, luftë për pushtet në kryesinë e koncernit, tatëpjetë. 

Në vitin 2008 Microsoft pati ofruar 47 miliardë dollarë amerikanë për blerjen e Yahoo-së, por oferta nuk u pranua asokohe. Aktualisht sipërmarrja e kuotuar në bursë nuk vlen më as 20 miliardë dollarë, dhe xhiroja dhe fitimet globale kanë qenë në rënie kohët e fundit. 
Probleme i shkaktojnë Yahoo-së edhe sukseset e Google dhe Facebook. Dy gjigantët e sektorit të internetit po i hyjnë gjithnjë e më shumë në pjesë pionerit Yahoo në të ardhurat nga reklama. Kush ka më shumë përdorues mund të tërheqë edhe më shumë klientë nga reklamat dhe Yahoo me rreth 700 milionë përdoruesit e tij në të gjithë botën është shumë prapa konkurrencës. 

Ylli i ri në industrinë e reklamës është Facebook: sipërmarrja mbledh pa u lodhur të dhëna personale nga përdoruesit, një tmerr për mbrojtësit e të dhënave dhe një ëndërr për këdo që merret me reklamë. Yahoo nuk ka mundësi ta ofrojë këtë fluks të pandërprerë të dhënash. 

08/02/2012 13:10

Facebook mbush 8 vjec.

Vetëm pak ditë pas publikimit të informatave rreth ofertës fillestare të aksioneve, Facebook feston ditëlindjen e tetë me 845 milion shfrytëzues aktiv dhe biznes shumë të suksesshëm, të hyrat neto të kompanisë gjatë vitit 2011 ishin një miliard dollarë.

Vlera e kompanisë mendohet të jetë në mes 75 dhe 100 miliard dollarë, e sipas hulumtimit më të fundit i cili për temë kishte Facebookun, e të cilin e ka kryer Pew Research Center, shfrytëzuesit ende shprehim interesim të madh për këtë rrjetë shoqëror.

Në të vërtetë, madje edhe shfrytëzuesit disa-vjeçar të këtij rrjeti nuk po tregojnë kurrfarë shenja të ngopjes me Facebook, tregoi hulumtimi i tyre.

“Sa më shumë miq të ketë shfrytëzuesi i Facebookut, ai do të jetë më aktiv në shtimin e miqve të rinj, Like-ing, komunikim përmes mesazheve personale, komentim, ngarkim dhe tag-im të fotografive dhe bashkëngjitje në grupet e ndryshme, thuhet në raport.”

Facebook është nisur me 4 shkurt të vitit 2004 në adresën www.thefacebook.com, ndërsa the “ra” nga emërtimi në vitin 2005, kur u ble domeni facebook.com për 200,000 dollarë.

Fillimisht rrjeti ishte në dispozicion vetëm për shfrytëzuesit e Harvardit, e për të gjithë njerëzit mbi 13 vjeç u bë në dispozicion me 26 shtator të vitit 2006.

Deri te 100 milion shfrytëzuesit e parë Facebook arriti në gusht të vitit 2008.

06/02/2012 13:10

Ja etapat e ngjitjes ne maje te Facebook.

Rrjeti social më i madh në botë, Facebook, u hap me 4 shkurt 2004. Në atë vit, bashkëthemeluesi, Mark Zuckerberg, ishte duke planifikuar për t’ia shitur këtë rrjet një ndërmarrje më të madhe, por në vend të kësaj ai përfundoi duke e kthyer këtë rrjet në biznes dhe duke u bërë miliarder.

Facebook tani feston 8 vjetorin e krijimit me një vlerësim të kompanisë që arrin deri në 100 miliard dollarë. 

Zuckerberg e krijoji rrjetin bashkë me tre shokët e dhomës në Harvard: Eduardo Saverin, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes. Këta katër persona së pari e ndërtuan shërbimin veçanërisht për studentët e Harvardit, por së shpejti ai u zgjerua tek kolegjet e tjera në Boston e më tej u hap në të gjithë botën. 

Emri “Facebook” buron nga termi i përdorur për librin që iu jepet studentëve në fillim të vitit akademik nga disa administrues të universiteteve në Shtetet e Bashkuara. Rrjeti Facebook e ka ndryshuar tërësisht fjalën “facebook”. Në vend që të përfaqësojë një libër fizik të përdorur jo shpesh nga miliona studentë amerikanë, kjo fjalë tani i referohet një rrjeti të përdorur mjaft shpesh nga qindra miliona njerëz nga e mbarë bota. 


Por cilat janë etapat nëpër të cilat ka kaluar Facebook: 

• Shkurt 2004: Themelohet sipas emrit thefacebook.com në Universitetin e Harvardit. 
• Shtator 2004: U paraqit muri në Facebook, një forum për përdoruesit për të postuar mesazhe tek të tjerët. 
• 2004: Filloi zgjerimi tek kolegjet dhe universitetet në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
• 2004: U regjistruan 382,000 dollarë të ardhura vjetore. 
• Maj 2005: Rrjeti u rrit për të mbështetur më tepër se sa 800 rrjete kolegjesh. 
• Shtator 2005: Shtohet mbështetja për rrjetet e shkollave të mesme. 
• Tetor 2005: U shtuan mbështetjet për rrjetet e shkollave ndërkombëtare dhe u paraqitën fotografitë. 
• 2005: U regjistruan 9 milionë dollarë të ardhura. 
• Prill 2006: U lëshua Facebook Mobile. 
• Maj 2006: U zgjerua mundësia e përdorimit të këtij rrjeti edhe në rrjete të vendeve të punës. 
• Gusht 2006: Doli versioni i parë i API-së së këtij rrjeti. 
• Shtator 2006: U mundësua regjistrimi nga e mbarë bota; u paraqit furnizuesi me lajme (News Feed). 
• Nëntor 2006: Lëshoi veçorinë për shpërndarje në mbi 20 faqe bashkëpunëtore. 
• 2006: U regjistruan 48 milionë dollarë të ardhura vjetore. 
• Maj 2007: U lëshua platforma Facebook me 65 zhvillues dhe 85 aplikacione. 
• Nëntor 2007: U lëshua platforma e këtij shërbimi për reklama dhe faqet në Facebook. 
• 2007: Regjistroi 153 milionë të ardhura vjetore. 
• Prill 2008: U paraqit chat-i për përdoruesit për të dërguar porosi në çast me të tjerët. 
• Dhjetor 2008: U lëshua Facebook Connect, përsëritja e ardhshme e Facebook Platform. 
• 2008: Rrjeti u zgjerua tek 23 gjuhë duke përfshirë frëngjishten, gjermanishten dhe spanjishten. 
• 2008: U regjistruan 272 milionë dollarë të ardhura vjetore. 
• Shkurt 2009: U paraqit butoni Like, që ua mundëson përdoruesve lidhjen me gjërat me të cilat ata merren brenda dhe jashtë rrjetit Facebook. 
• Maj 2009: U lëshua Facebook Payments. 
• 2009: U regjistruan 777 milionë dollarë të ardhura vjetore. 
• Tetor 2010: U lëshuan grupet, një hapësirë për përdoruesit për të folur për gjërat e përbashkëta. 
• 2010: U regjistruan 1,974 milionë dollarë të ardhura vjetore. 
• Shtator 2011: U paraqit Timeline, që është një version i përparuar dhe përditësuar i profilit të përdoruesve në Facebook. 
• Shtator 2011: U lëshua përsëritja e ardhshme e Open Graph. 
• 2011: U regjistruan 3,711 miliardë dollarë të ardhura vjetore. /albeu/

04/02/2012 13:10

Steve Jobs "engjell" ne nje reklame ne Taivan.

Ai ishte zotuar se do ta luftonte deri në frymën e fundit Google Android sepse besonte që teknologjia e tyre ishte e vjedhur nga teknologjia e iPhone, të cilën ai vetë e kishte realizuar.

Tani, një kompani elektronike në Tajvan, po përdor figurën e Steve Jobs për të promovuar pajisjen të cilën ata e quajnë “Action Pad”, e cila përdor si sistem operimi Google Android.

Në një reklamë komediani tajvanez Ah-Ken, është veshur si Jobs si një engjëll.
Video e hedhur në YouTube ka shkaktuar reagime të mëdha, të cilat e konsiderojnë reklamën të pakëndshme dhe të neveritshme.

Shumë komentues kanë bërë thirrje për bojkotin e produkteve të kësaj kompanie.

 

Reklama

 
 

Shperndaje kete artikull

  • Tweet This! Twitter this!
  • Digg it! Digg it!
  • Add to Delicious! Shtoje ne Delicious!
  • Share on Facebook! Shperndaje ne Facebook!
  • Share on Reddit! Shperndaje ne Reddit!
  • Stumble it Stumble it
  • Add to Technorati Favorites Shtoje ne Technorati
  • Subscribe by RSS Youtube Channel
 

Facebook Live

 

Abonohu

Abonohu,per t'u informuar per c'do te re!
Emaili-Juaj *
 

new Auto FOTO

  • Fotolajm

    JAN, 2012 13:44

     
  • foto lajm

    JAN, 2012 13:44

     
  • foto lajm

    JAN, 2012 13:44

     
  • foto lajm

    JAN, 2012 13:44

     
 
  •  
 
 
 

Video tech

 

New Softwere

  • Team Viewer 7

    | Jananr 23, 2012 |

     
  • programs

    New Kasper Sky For Your PC protect

    | Jananr 23, 2012 |

     
  • Programs

    The best free Antivirus Avira

    | Jananr 23, 2012 |

     

Horoskopi

  •  
 

Kthehu ne krye te faqes

Designed and Created By: Nogr3s And Panzlife All Rights Reserved | Terms Of Use |

Copyright © 2009-2012.

ALBPARAJSA.COM
Rr: Frosina Plaku, Tirane, Shqiperi.
info@Albparajsa.com

Free counter and web stats