tifozetKreu i FSHF-së, Armand Duka, ka folur edhe një herë për ndeshjen kundër Serbisë duke thënë se shqiptarët kishin qenë të sigurt se nuk do të ketë kurrfarë incidenti.

loading...

“Tifozët tanë nuk janë agresivë. Përkundrazi, kemi tifozë të cilët thjesht e mbështesin skuadrën tonë”.

“Megjithatë, duhet falënderuar të gjitha institucionet përgjegjëse për masat e ndërmarra, por edhe qytetarët, tifozët që na mbështesin e që janë kujdesur për një atmosferë të tillë”, ka theksuar ai duke shtuar se Shqipëria ka dëshmuar se di të organizojë ndeshje futbolli dhe evenimente sportive.

Kujtojmë që ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd u shoqërua me dhunë dhe agresion në fushë, ndërkohë që takimi kthyes në Elbasan kaloi pa kurrfarë incidenti, edhe pse Kuqezinjtë e humbën ndeshjen.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid