tottiFrancesco Totti do të ketë një rol ekzekutiv te Roma pasi të pensionohet nga loja – ka bërë të ditur drejtori gjeneral i klubit, Mauro Baldissoni.

loading...

Ikona e Giallorossëve po i afrohet fundit të karrierës si lojtar, mirëpo do të vazhdojë të qëndrojë te klubi i tij i zemrës.

“Totti do të jetë në projektin tonë, ai është i lënduar dhe ndoshta ka ardhur në një pikë të karrierës së tij, kur nuk mund të përdoret në çdo ndeshje”.

“Ai është qendra e vëmendjes sonë. Tashmë kemi një marrëveshje me të që të vazhdojë me një rol në nivelin ekzekutiv kur të vendosë t’i japë fund”, është shprehur Baldissoni për Radio Anch’io lo Sport.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid