kuqezinjteUEFA ende nuk ka nisur ndonjë hetim rreth ndeshjes Armeni – Shqipëri, ndeshje që e fitoi 0:3 kombëtarja shqiptare, për të siguruar pjesëmarrjen e drejtpërdrejt në finalet e evropianit që vitin e ardhshëm mbahet në Francë.

Gjatë ditës së sotme, në mediat serbe është shkruar shumë rreth ekzistimit të dyshimit se kjo ndeshje, ishte e kurdisur dhe që UEFA do të nis hetimet.

loading...

Portali “Novosti”, ka pyetur UEFA-n nëse ka ndonjë gjë të vërtetë në gjithë këtë histori e cila ka krijuar shumë paqartësi.

Më poshtë keni edhe përgjigjen që i është kthyer këtij portali, shkruan Albeu.

“Përshëndetje, vazhdimisht monitorojmë të gjitha ndeshjet e UEFA-s, ekipet dhe kampionatet kombëtare të 54 anëtarëve tanë. Aty janë rreth 32.000 mijë ndeshje në sezon, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Në qoftë se ne përcaktojmë se ka ndodhur diçka e pazakonshme ose jo normale, ne menjëherë fillojmë hetimin. Edhe në rastin e ndeshjes për të cilën ju pyesni”.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid