mess1Rrjetet sociale janë pushtuar nga komentet e ndryshme, pas njoftimit se FIFA aksidentalisht ka treguar fituesin e Topit të Artë, pesë ditë para ceremonisë zyrtare.

Në një dokument që duket zyrtar, emri i Lionel Messit është cekur si fitues.

Loading...

Lajmi filloi nga një postim në Twitter i gazetarit holandez, Michael Abbink, i cili shkruan për NU Sport. Në publikimin e tij, argjentinasi shfaqet si fitues për futbollistë, derisa gjermania Celia Sasic për futbolliste.

Sidoqoftë, në reagimin e European Sports Media (ESM) që rregullisht organizon ceremonitë e ndarjes së çmimeve, thuhet se ai dokument qarkullon që nga muaji nëntor dhe ka qenë pasojë e një defekti teknik.

Ky reagim u jep shpresë tifozëve të Cristiano Ronaldos dhe Neymarit me arsyetimin se është fjala për çmimin e UEFA-s për lojtarin, respektivisht, lojtaren më të mirë në Evropë që i fituan pikërisht Messi dhe Sasic.

Sido që të jetë, duhet pritur deri më 11 janar për ta mësuar vesh fituesin.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid