ujkaniSamir Ujkani mund ta vazhdojë karrierën e tij në turqi, pasi portieri i përfaqësueses së Kosovës është shfaqur në “radarin” e Bursaspor.

Portierit nga Vushtria i ka skaduar tashmë kontrata me Palermon, ekip ku militonte që nga vera e vitit 2012 dhe destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë Turqia.

Loading...

“Gazzetta Dello Sport” njofton se gardiani i portës nuk do të rinovojë kontratën e tij me Palermon që i skadonte pikërisht sot, e martë, 30 qershorit dhe ka përfunduar në radarët e klubit turk Bursaspor, ku mund të jetë e ardhmja e tij.

Ujkani edhe pse është cituar shpesh nga mediat italiane si një nga të preferuarit e Presidentit Zamparini te Palermo nuk ka mundur të gjejë hapësira aktivizimi në sezonin që sapo u mbyll ku është aktivizuar në total vetëm 360 minuta, kryesisht në fundin e sezonit, kur Palermo kishte arritur objektivin e sigurimit të mbijetesës në Serinë A.

Për portierin e Përfaqësueses së Kosovës është folur në kohët e fundit se i pëlqen edhe Sampdorias, Salernitanës dhe Cesenës ndaj kjo pritet të jetë një verë e nxehtë merkatoje për 26-vjeçarin që në të kaluarën ka luajtur edhe me Kombëtaren Shqiptare të Futbollit.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid