AzilkerkuesitNumri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani ka pësuar sërish rritje. Shifrat zyrtare të ministrisë së Brendshme të Gjermanisë tregojnë se 4992 shqiptarë aplikuan në muajin maj për të përfituar azil.

Loading...

Në muajin prill 4 794 qytetarë shqiptarë kërkuan azil në këtë vend dhe në muajin mars 3020. Shqiptarët renditen të dytët në listën e azilkërkuesve dhe vijnë menjëherë pas sirianëve. Nga Siria, një vend në konflikt mes ISIS dhe forcave qeveritare ka patur 5 100 kërkesa për azil.

Vendi i tretë, Serbia, ka një diferencë të dukshme me Shqipërinë. 1 990 serbë kanë aplikuar për azil në Gjermani në muajin maj, në krahasim me 2 279 që aplikuan në prill. Ka një rënie edhe të azilërkuesve nga Kosova. 1 947 kosovarë aplikuan në maj. Në prill nga Kosova pati 4 608 aplikantë. Trend në rritje, siç mund ta shini në tabelën e mësipërme ka vetëm Siria dhe Shqipëria.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid