gjobaPas denoncimit të një shoferi ditën e djeshme, ku një punonjës i policisë rrugore gjobiti një qytetar për shpejtësi tej normave të lejuara, duke mos përdorur asnjë matës, një denoncim i ngjashëm vjen nga një tjetër qytetar.

Shtetasi me inicialet E.Ll. denoncoi përmes një video në “Shekulli Online”, gjobën që i ishte vendosur nga një polic rrugor, pasi e cilëson si të pabazë.

“ Më ndaloi për shpejtësi tej normave të lejuara, por ishte pa radar dhe nuk më tha sa me shpejtësi isha mbi normat e lejuara”, shkruan bashkangjitur me videon qytetari.

Loading...

Mungesa e mjetit përkatës për matjen e shpejtësisë me të cilën po lëvizte denoncuesi, bëhet arsye për debatin me policin. Ditën e djeshme vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë shkeljet për t’i dhënë fund abuzimeve. Ndërkohë që, Policia e Shtetit nisi më herët fushatën për të sensibilizuar shoferët për të kontrolluar shpejtësinë me të cilin lëvizin.

Biseda

Polici: E kam pak dorën e ulët, por e kisha ndarë mendjen për 20 (2000 lekë), e kam pak dorën e ulët.

Qytetari: Çfarë kam shkelur, më thuaj çfarë kam shkelur?

Polici: Tabelat.

Qytetari: Çfarë tabele, unë dua ta di për çfarë e marr gjobën?

Polici: Nga Kavaja deri në Rrogozhinë nuk të lejohet më tepër se 30 km/h, sepse ke dhe sinjalistikat rrugore. Është autostradë e hapur.

Qytetari: Jam dakord. Sa në orë isha unë?

Polici: Atë e di ti. Bëra gabim që nuk ta vura 2000 lekë unë ty. Atë do kisha bërë më mirë. \shekulli\

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid