veliajKandidati socialist për Kryetar të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj prezantoi sot programin e tij për fshatin i cili përbëhet nga 10 pika kryesore.

Në një takim të zhvilluar me banorë të Pezës Veliaj u hspreh se në vizionin e tij për integrimin e këtyre zonave në Bashkinë e madhe të Tiranës, është përmirësimi i infrastrukurës por edhe ngrita e Qendrës së Agronomisë dhe Veterinarisë për të orientuar fermerët dhe Qendrën e Këshillimit dhe Mbështetjes së Zonave Rurale, për të ofruar asistencë teknike dhe grante për fermerët. “Kjo fushatë nuk është për premtime fantastiko-shkencore, por për temat e thjeshta, për të cilat diskutohet në tavolinën e bukës të çdo qytetari. Ata flasin për gjëra konkrete, për shkollat, rrugët, tregjet etj, jo se çdo bëjë Saliu e Shkëlzeni. Po shkojmë në çdo njësi, fshat e qytet, që çdo njësi të ketë programin e vet konkret dhe çdo njeri të marrë vesh se ç’do ndodhë në lagjet e tyre. Po sjellim një projekt konkret për nevojat e çdo lagjeje, si një kostum që është qepur sipas masës së çdo njësie”, u shpreh Veliaj.   

Loading...
10 pikat e programit për fshatin
1. Integrimin rrugor të zonave rurale në territorin e Bashkisë së Tiranës;
2. Ndërlidhje me transport publik të gjithë territorit;
3. Rikonceptim i shpërndarjes gjeografike dhe organizimit të tregjeve;
4. Vendosjen në punë të sistemit të vaditjes dhe kullimit në territorin e Bashkisë Tiranë;
5. Ngrejmë Qendrën e Agronomisë dhe Veterinarisë për të orientuar fermerët;
6. Ngrejmë Qendrën e Këshillimit dhe Mbështetjes së Zonave Rurale për të ofruar asistencë teknike dhe grante për fermerët;
7. Ndërtim i pikave të grumbullimit të prodhimeve bujqësore e blegtorale përmes skemave të PPP;
8. Hartojmë një guidë të plotë turistike për atraksionet turistike;
9. Vendosim linja transporti të dedikuara drejt pikave turistike strategjike;
10. Ofrojmë incentiva për fermat dhe bizneset agrobujqësore.    
Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid