windows10Konsumatorët e biznesit së shpejti do të ballafaqohen me një zgjidhje të vështirë dhe shkak për këtë është Microsoft. Microsoft po ndryshon politikat e përditësimeve dhe mbështetjes që ofron për harduerët e vjetër.

Vetëm një listë specifike sistemesh së shpejti do të marrin përditësime dhe mbështetje. Windows 7 “skadon” më 14 Janar 2020 ndërsa Windows 8.1 me 10 Janar 2023. “Windows 10-ta do të jetë sistemi i vetëm operativ që do të mbështetet për gjeneratat e reja të proçesorëve “Kaby Lake” të Intel, “8996″ të Qualcomm dhe “Bristot Ridge” të AMD.

Loading...

Ajo që do të thotë kjo politikë e re është se në një kompjuter me këtë harduer ose listë proçesorësh, Windows XP, Windows 7, Windows 8 dhe Windows 8.1 nuk do të funksionojë. Për konsumatorët e biznesit të cilët duan të implementojnë harduerë të rinj bazuar në proçesorët të arkitekturët Skylake, Microsoft do të publikojë një listë specifike të proçesorëve që do të mbështetin Windows 8 dhe Windows 8.1.

Kjo lloj mbështetjeje do të vijojë deri më 17 Korrik 2017, pikërisht atëherë kur pritet që konsumatorët e biznesit të kalojnë në Windows 10.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid