opozita-kosoveAleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë vendosur të bashkohen në një koalicion opozitar të veçantë, duke konfirmuar përçarjet dhe mospajtimet me partinë më të madhe opozitare, Vetëvendosje.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj janë pajtuar që koalicionin e tyre ta quajnë “bosht opozitar”, duke synuar madje që të mbledhin rreth vetes edhe përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa qëllim kryesor të ketë përgatitjen e listës së përbashkët për zgjedhjet e ardhshme.

Këtë gjë e bënë të qartë në një komunikatë, ku njoftonin konferencën për shtyp për lidhjen e marrëveshjes pasditen e së hënës. Por ndarja e opozitës kosovare ka nisur disa javë më parë, me anulimin e protestës së përbashkët të 26 marsit.

Loading...

Pas kësaj u shtuan zërat se AAK e Nisma janë përfshirë në një proces dialogu me partitë në pushtet për daljen nga kriza. Largimi i shefes së grupit parlamentar të AAK, Donika Kadaj Bujupi nga partia përforcoi këto zëra. Protagonistja e krizës së gazit lotësjellës nga AAK, vetëm një ditë më parë aderoi në Vetëvendosje.

Ndërsa në përfundim të punimeve të këshillit të përgjitshëm të kësaj force politike, Vetëvendosje doli me një propozim për një “altenativë të bashkuar”, pra bashkimi i politikës me shoqërinë civile, një ide kjo e ngjashme me “boshtin opozitar” që shpalos AAK dhe Nisma.

Kjo është përçarja më e madhe në bllok që nga largimi i LDK-së nga grupimi VLAN, i cili u krijua pas zgjedhjeve të qeshorit 2014, për të penguar rikthimin në pushtet të PDK-së.

Në rrugët e tyre tashmë të ndara, AAK e Nisma kanë ftuar protestë kundër qeverisë më 14 maj, ndërsa Vetëvendosje ka konfirmuar se nuk do t’i mbështesë protestat pa marrë sqarime nga Haradinaj e Limaj për “flirtim” me pushtetin, duke iu referuar kështu bisedimeve me partitë në pushtet që ata që i quajnë shkaktare të krizës.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid