VidalKarriera e Arturo Vidal te Bayern Mynih duket se do të zgjasë vetëm një sezon dhe do të mbyllet në fund të këtij kampionati.

Në Kili janë të sigurt që marrëdhëniet e mesfushorit me drejtuesit e klubit janë prishur dhe bavarezët po mendojnë ta shesin në afatin kalimtar të verës.

Loading...

Skuadra spanjolle e Atletico Madrid duket se është interesuar për mesfushorin kilian, por nuk ka ndërmend të harxhojë 42 milionë euro, shifra që Bayern pagoi te Juventusi kur e mori verën e kaluar.

Por problem mbetet trajneri Carlo Ancelotti, që e admiron mesfushorin dhe mund të bllokojë shitjen e tij.

Sjelljet e pahijshme dhe fakti që së fundi mund të jetë ai spiuni, kanë bërë që edhe ambient Brenda skuadrës të mos e afrojë kilianin.

Ai nuk ka marrë asnjë pezullim nga klubi për netët që kalon jashtë dhe problemet e tjera, ndaj dhe pjesa tjetër e ekipit është nervozuar me këtë qëndrim.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid