vllazniaNë një komunikim me mediat Klubi Vllaznia ka reaguar në lidhje me ngadalësimin e punimeve në stadiumin “Loro Boriçi”.

Sipas zëdhënësit të klubit, puna duhet marrë seriozisht pasi me këto ritme stadiumi nuk do përfundojë për një kohë të gjatë dhe kjo ka dëmtuar dhe po dëmton klubin si nga ana ekonomike ashtu dhe nga ana sportive.

loading...

“Me këtë ritëm punimesh ne dyshojmë se stadiumi nuk do të përfundojë as në vitin 2017. Klubi i Futbollit Vllaznia shpreh shqetësimin në lidhje me këtë çështje sepse po na bëhet një dëm i madh financiar, por edhe sportiv dhe kjo padiskutim që ka ndikimin e vet tek skuadra”, deklaroi zëdhënësi i klubit, Gjergj Kola.

Punimet në stadiumin “Loro Boriçi” filluan me ritme tepër të larta sepse aty synohej të luhej ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, por pasi udhëzimit të UEFA-s që e zhvendosi ndeshjen në “Elbasan Arena”, punimet po zvariten ndjeshëm.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid