mbesa-gjyshjaNjë gjyshe me mbesën e saj të mitur jetojnë në një kasolle ne periferi të Vlorës. Kasollja tejet e vogël dhe e pabanueshme është gati duke u shembur. E mitura, pjesë e komuniteti egjiptian Daniela Kamberi tregon atë çka përjeton çdo ditë së bashku me gjyshen e saj.

“Unë fle në shesh me gjyshen dhe gjyshja më mbulon me pallto. Këto rroba kam, nuk kam të tjera.”- shprehet vogëlushja.

loading...

Ajo thotë se prindërit nuk i ka njohur kurrë dhe se i vetmi person që kujdeset për të është gjyshja.
“Mamanë nuk e di ku e kam. ajo është martuar dhe unë kaq di. nuk e njoh fare as babanë. mua më ka rritur gjyshja dhe po më mban. Derisa të vdesi ajo pastaj do më çojë shteti në jetimore se nuk kam ku të rri.”- thotë vajza.

Edhe e moshuara Lavdie Kamberi thotë se nuk ka asnjë mundësi tjetër për të jetuar dhe shpesh jeton me ato që i falin të tjerët.

“Kur bie shi këtu përmbytet, mbushet me ujë. Edhe fëmijën që e çoj në shkollë e çoj me vështirësi të madhe.”- shprehet gruaja.

Të gjithë personat e interesuar për të ofruar ndihmë për këtë familje mund të kontaktojnë në numrin e celularit 0694477177. |bw|

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid