zaidaEdhe pse dukej si një nga konkurrentet preten dente për ta fituar, Zaida ka lënë javën e shkuar shtëpinë e “Big Brother”. Me një vetëbesim që e karakterizon ajo shprehet se eliminimi i saj ishte i padrejtë dhe është moralisht fituesja e këtij “Big Brother”. Ndonëse ka shfaqur anën më agresive, në të vërtetë nuk është e tillë.

Shpreson ende tek dashuria, dhe do të jetonte një histori të bukur dashurie, nëse do të kishte gjetur dikë në lojë, edhe pse pas krahëve ka shijen e hidhur të zhgënjimit. Në këtë intervistë Zaida tregon jetën e dyfishtë që bashkëshorti grek ka bërë dhe si e mësoi ajo të vërtetën. Pranon të komentojë edhe banorët e mbetur në lojë, duke pohuar se Xhensila ka një mbështetje, edhe financiare jashtë, duke e favorizuar në lojë.

Largoheni nga shtëpia e “Big Brother”, përse mendoni se dolët?

Të them të drejtën kjo është një pyetje që as vetë nuk ia di përgjigjen. Nuk e kuptova as vetë kur Ledioni tha emrin tim. Nuk e prisja të eliminohesha kaq shpejt.

A mendoni se dolët nga votat e publikut?

Faktikisht nuk jam shumë e bindur që ishte publiku ai që më nxori jashtë. Megjithatë tashmë loja ka mbaruar për mua dhe është e kotë të flas nëse ishte apo jo e drejtë dalja ime.

Loading...

Jeni shfaqur që në ditët e para shumë e sigurt, a mendoni se ju ka dëmtuar ky vetëbesim?

E thashë edhe në momentin e parë që kam dalë. Vetëbesimi nuk më ka dëmtuar për asnjë sekondë. Zaida e tillë është si jashtë, ashtu edhe brenda, unë kam qenë e sigurt në vetvete dhe do të vazhdoj të jem edhe jashtë.

U krijua ideja se ishit shumë e ashpër brenda në shtëpi, jeni e tillë dhe jashtë?

Në fakt kjo është një ide shumë e gabuar. Nëse u tregova e ashpër është se banorët shpeshherë atë sjellje meritonin. Nuk është në natyrën time të sillem aq ashpër me të tjerët, thjesht janë rrethanat që të rrëmbejnë ndonjëherë.

A ju provokonin banorët që ju të dilnit nga vetja?

Patjetër që po. Me mua të paktën e kanë bërë që ditën e parë. Në çdo situatë përpiqeshin të më nxirrnin nga vetja. Unë e kuptoja lojën e tyre, por nuk më shqetësonte kjo gjë. Çdokujt i jepja atë që meritonte. Kë shikoni konkurrentin më të fortë tani që s’jeni ju? Unë isha më e forta brenda shtëpisë.

Si ju duken çiftet e krijuara në shtëpi, a janë realë, apo po bëjnë lojë?

Mund të them se Diedoni dhe Alba janë një çift real dhe mes tyre ka ndjenja. Mendoj se lidhja do të zgjasë dhe jashtë. Unë kam qenë ndër të parët që i kam shtyrë ta ndërmarrin këtë hap, ndaj shpesh i kam thënë se jam shkesi, dhe dua këpucë. Xhensila dhe Fatjoni janë duke bërë lojë brenda shtëpisë, dhe po e bëjnë shumë bukur. Nuk ka ndjenja mes tyre. |bluetooth|

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid