conteKa ardhur zyrtarizimi: Antonio Conte do të jetë trajneri i Chelsea-it, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Trajneri aktual i kombëtares së Italisë, para dy miqësoreve të luajtura kundër Spanjës dhe Gjermanisë, ka konfirmuar se do të hiqte dorë nga Italia në përfundim të aventurës europiane.

Ish-trajneri i Juventus ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, që do ta lidhë me londinezët deri në 2019-ën. Gjatë kësaj periudhe ai do të fitojë 20 milionë euro.

Loading...

Me zyrtarizimin në stolin e Chelseat, Conte do të nisë eksperiencën e parë jashtë Italisë ku arriti të triumfonte për 3 sezone rresht me Juventusin.

Ai zuri vendin e Cesare Prandellit në stolin e Italisë pas largimit të ish trajnerit të kaltër që dështoi në Botërorin 2014.

Gjatë dy viteve në drejtimin e Kombëtares, Conte arriti të siguronte kualifikimin për në Euro 2016 duke regjistruar një ecuri pozitive në grupin eliminator ku nuk regjistroi asnjë humbje.

Me emërimin në stolin e Chelseat, Conte konfirmon traditën e trajnerëve italianë te Chelsea ku më parë kanë punuar edhe Vialli, Di Matteo apo Carlo Ancelotti.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid