benitezReal Madridi ka konfirmuar se Rafa Benitez është trajneri i ri i ekipit, pas shkarkimit të Carlo Ancelottit pak ditë më parë.

55 veçari tash e sa kohë është lidhur me një kalim te Real Madridi, teksa për këtë post u spekulua edhe për Jurgen Kloppin.

Loading...

Benitez raportohet të ketë nënshkruar kontratën e tij me Real Madridin që e lidh atë me klubin deri në vitin 2018.

“Real Madridi do ta prezantojë Benitezin si trajner të ri për tri sezonet e ardhshme të mërkurën më 3 qershor”.

“Kjo ngjarje do të mbahet në ora 13:00 në Dhomën Mbretërore të Bernabeut, e më pas Rafa Benitez do të dalë para mediave në sallën e konferencave për shtyp”, shkruan në komunikatën e klubit mbretëror.

Benitez rikthehet në Spanjë pas një mungese 11 vjeçare, duke fituar më parë dy herë La Ligan me Valencian.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid