hashim-thaciKa përfunduar raundi i tretë i votimit për presidentin e Kosovës. Kandidatë ishin Hashim Thaçi dhe Rafet Rama, që të dy nga PDK.

Në raundin e parë të numërimit të votave, 27 vota ishin të pavlefshme, katër për Rafet Ramën, 50 për Hashim Thaçin. Një deputet nuk ka votuar.

loading...

Për dallim nga raundi i parë, është rritur numri i votave për Thaçin: 64 vota për të, dy për Rafet Ramën, 15 të pavlefshme.

Në dy raundet e para duheshin 2/3 e votave të deputetëve, pra 80, përderisa për të tretin duheshin 61 vota. Thaçi që në raundin e dytë e kishte të sigurt fitoren për raundin e tretë.

E, në të tretin, kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, njëkohësisht zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Kosovës, merr 71 vota, të mjaftueshme për t’u emëruar këtë herë president i Kosovës.

Gjithsej 81 deputetë votuan. Rafet Rama nuk ka marrë asnjë votë, ndërkaq të pavlefshme ishin 10 fletvotime. Thaçi kështu është presidenti i katërt i Kosovës.

loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid