hiddinkGuus Hiddink është emëruar në pozitën e menaxherit të Chelseat deri në fund të sezonit, ka konfirmuar klubi londinez në faqen zyrtare të tij.

Kampioni aktual i Ligës Premier kishte shkarkuar Mourinhon të martën pasi Blutë gjenden në pozitën e 16-të në tabelën e Ligës Premier, një pikë larg zonës ku luftohet për mbijetesë.

Loading...

“Jam i ngazëllyer që jam kthyer në Stamford Bridge. Chelsea është prej klubeve më të mëdha në botë dhe nuk është aty ku duhet të jetë për momentin. Sidoqoftë, jam i sigurt se mund ta kthejmë sezonin për së mbari”.

“Unë mezi pres të punoj me lojtarët dhe stafin në këtë klub të madh, duke ringjallur miqësinë me tifozët këtu”, u shpreh Hiddink.

Hiddink është hera e dytë që duhet ta shpëtojë Chelsean në rrugëtim drejt fundit të sezonit pasi një gjë të tillë e bëri kur edhe Scolari u shkarkua në vitin 2008. Hiddink me Chelsean ka fituar FA Cup.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid