shqiperiaSekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku në konferencën për shtyp ka zyrtarizuar dy miqësoret e radhës të Kombëtares shqiptare.

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë dy miqësore në muajin nëntor. Në datë 13 nëntor me Kosovën në Prishtinë dhe me 16 nëntor me Gjeorgjinë në ‘Qemal Stafa” në orën 20:00.

Loading...

Këtë e ka zyrtarizuar sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku në konferencën për shtyp.

Ndeshja festive ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ishte paracaktuar të zhvillohej më 17 nëntor, datë për të cilën FFK-ja kishte lajmëruar FIFA-n sipas rregullave, por me kërkesën e FSHF-së, e cila dëshironte të gjente edhe një kundërshtar për datat e lira, FFK-ja u pajtua që kjo ndeshje të zhvillohet më 13 nëntor.

Më 14 nëntor Shulku ka lajmëruar se do organizohet një mbrëmje gala për kualifikimin e kombëtares shqiptare në Francë 2016.

Ndërkohë, ka njoftuar gjithashtu se miqësorja me Gjeorgjinë do të zhvillohet në datën 16 nëntor, por jo në “Elbasan Arena”. Sfida ndaj gjeorgjianëve do të luhet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” ora 20:00.

Loading...
Shperndaje voten tuaj!


Si ndjeheni pasi lexuat kete lajm?
  • Fascinated
  • Happy
  • Sad
  • Angry
  • Bored
  • Afraid